Inter-Napoli, Mazzola: Më pëlqen shumë Spalleti, Osimhen më tremb

Legjenda e Interit, Sandro Mazzola ka dhënë një intervistë për Radio Kiss Kiss Napoli, ku ka komentuar mbi sfidën e fundjavës Inter-Napoli. Ai foli gjithashtu mbi mundësinë që Insigne të firmosë për zikaltërit, si dhe vështirësinë që Italia ka në sfidën e sotme.

Ai u ndal fillimisht te Napoli ku nuk i kurseu elozhet për trajnerin Spalleti dhe sulmuesin Victor Osimhen: “Më pëlqen shumë Spalletti por këtë herë duhet ta ndëshkojmë. Osimhen më tremb, kur e shoh më merr frymën, është i paparashikueshëm”.

Insigne tek Interi- “Duhet ta marrim menjëherë. Do ta merrja direkt në vend të Dybalas. Më pëlqen shumë Insigne, është një djalosh që mund të tallet me ty në çdo moment. Sonte ndërkohë duhet të fitojmë, por fakti që jemi të detyruar të shënojmë mund të na bllokojë”. /oversport.tv