Interi nuk ndalet në merkato dhe pasi ka blerë Gosens ka mbyllur me sukses edhe tratativën me Felipe Caicedo, përforcimin në sulm për të cilin kishte nevojë e Simone Inzaghi pas dëmtimit të Correas.
Ekuadoriani është gati që të ritakojë trajnerin që e stërviti për katër vite te Lazio nga 2017 deri në vitin 2021 (139 ndeshje dhe 33 gola). Është arritur marrëveshja me Genoan për pagën e lojtarit për 5 muajt e ardhshëm.
Caicedo do të vijë tek skuadra zikaltër në formë huazimi të thjeshtë deri në qershor dhe lojtari do të përfitojë 800 mijë euro. Ditën e sotme pritet që të kryen vizitat mjekësore.
Gjatë pjesë së parë të sezonit, Caicedo ka pasur probleme fizike dhe me Genoan ka regjistruar 9 prezenca në Serie A dhe 1 në Kupën e Italisë, për një total prej 339 minutash (ka shënuar edhe një gol). / Oversport.tv