Inter pranë goditjes te Chelsea, Lukaku bën agjentin dhe ndihmon ish-skuadrën

Inter është shumë pranë huazimit të Malang Sarr. Mbrojtësi i Chelseat nuk është aktivizuar nga Thomas Thuchel dhe londinezët do ta dërgojnë atë në huazim tek zikaltrit për të fituar më shumë minuta.

Negociatat mes klubeve po përparojnë për të gjetur një marrëveshje dhe mësohet se formula që po ndiqet është huazim me të drejtën e blerjes për 15 milionë euro. Madje mediat italiane thonë se agjenti i lojtarit ndodhet në Milano për të diskutuar mbi një marrëveshje të mundshme.

Momentalisht prapavija zikatër po has vështirësi, me de Vrij, i cili po vuan nga një dëmtim dhe e vetmja alternativë në atë pozicion për trajnerin Inzaghi është Ranocchia, ndaj afrimi i Sarr do t’i shërbente italianit për më shumë oksigjen në repartin e mbrojtjes. Një rekomandim ky i një ish-zikaltër si Romelu Lukaku, i cili mendon akoma për të kaluarën e tij në San Siro dhe thuhet se ka këshilluar mbrojtësin të kalojë në Milano për të fituar më shumë hapësira.