Inter rikthehet sonte në fushë, mundësi e artë për Kristjan Asllanin

Kupa e Italisë rikthehet sonte me përballjen hapëse që do të jetë ajo midis Interit dhe Parmës. Zikaltrit në “Giuseppe Meazza”, do të tentojnë kualifikimin për në fazën e çerekfinaleve, të cilët vijnë në këtë sfidë nga një barazim në Serie A përballë Monzës.

Sonte është një mundësi e mirë për teknikun zikaltër, Simone Inzaghi, për të rregulluar sezonin e skuadrës në rast të një kualifikimi. Një mundësi në ndeshjen e sotme vjen dhe për talentin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.

Duke parë se Barella dhe Calhanoglu nuk do të jenë nën urdhrat e trajnerit shanset që 20-vjeçari shqiptar të aktivizohet janë të larta. Hera e fundit që Asllani luajti si titullar për Interin ishte në Champions League përballë Bayernit në Mynih, dhe sonte kërkon ta bëjë përballë Parmës. /oversport.tv