Inter super në Champions, asnjë si zikaltrit për gjuajtjet në portë

Inter do të luajë në Spanjë ndaj Real Madridit, si e kualifikuar për në fazën përtej grupeve, ku diskutohet vendi i parë në grupin D. Mirëpo deri më tani, zikaltrit kanë arritur një statistikë që e mban në krye për këtë sezon. 100 gjuajtje drejt portës së ekipit kundërshtar, është shifra me të cilën zikaltrit mbretërojnë fazën e grupeve. Shifra është fantastike, ndërsa falë tyre, skuadra milanezë ka shënuar tetë gola.

Në ndeshjet e zhvilluara në grupe këtë sezon, Lautaro Martinez kryeson listën me 23 tentativa, prej të cilave 6 në kuadrat. Bayern Mynih ndjek zikaltrit për tentativat në kuadrat me 97 gjuajtje, por finalizimi i Lewandowski & CO është për t’u pasur zili: pesë ndeshje dhe 19 gola të shënuar. Në vend të tretë për tentativat në kuadrat deri më tani në Champions, është Real Madrid i cili ka shënuar 12 gola falë 95 tentativave të finalizuara në portë.

Sa u përket sulmuesve, edhe Benzema numëron të njëjtën shifër sa Lautaro Martinez, 23. Po kaq ka edhe Mahrez, i cili ka udhëhequr Manchester Cityn (94 tentativa). Edhe skuadra e Guardiolës ka një finalizim për t’u admiruar, duke shënuar 17 gola në pesë takimet e luajtura këtë sezon në Champions. Renditja vijon me Chelsea 89 goditje, Ajax 87, Liverpool 83, Lejpzig 79, Villarreal 69 dhe Juventus me 67 goditje drejt kuadratit. /oversport.tv