Interesim i madh për derbin, shiten të gjitha biletat e sfidës Milan-Inter

Ka një interesim shumë të madh për derbin e Milanos që do të luhet nesër, një sfidë e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Ajo që e vërteton këtë fakt është dëshira e madhe e tifozëve për të qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit “San Siro”.

Për ndeshjen e vajtjes mes Milanit dhe Interit janë shitur mbi 50 mijë bileta dhe pritet që të shiten të gjitha biletat e nxjerra në treg, pasi kapaciteti i stadiumit për këtë sfidë do të jetë 75%, pra rreth 56 mijë tifozë të pranishëm. / Oversport.tv

Foto: Inter TV Twitter