Interi bën goditjen e parë në merkato, një gjerman përforcon mbrojtjen zikaltër

Interi bën goditjen e parë në merkato dhe përforcon repartin e mbrojtjes. Yann Bisseck, gjerman me origjinë nga Kameruni, që militon në radhët e Aarhus dhe kombëtares Under 21 të Gjermanisë, ka arritur marrëveshjen me klubin zkaltër.

Ka qenë pozitiv takimi i sotëm me agjentin e lojtarit 22-vjeçar, që ka një klauzolë largimi prej 7 milionë eurosh. Është arritur marrëveshja mes palëve dhe në ditët e ardhshme do të ketë një tjetër takim për të mbyllur tratativën.

Bisseck mund të luajë në të majtë në mbrojtjen me tre, por edhe si mesfushor krahu. / Oversport.tv