Interi blindon portën, Onana do të jetë pasardhësi i Handanovic

Nëse nuk ka ndonjë surprizë të madhe në merkaton e janarit, e ardhmja e Andre Onana është praktikisht e shkruar, do të veshë fanellën e Interit verën e ardhsme.

Portieri kamerunas, sapo është rikthyer të stërvitet me grupin tek skuadra e Ajaksit (me rezervat), tashmë që Tas-i i Lozanës i ka shkurtuar skualifikim për doping (9 muaj).

Onana ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe gjithashtu mundësinë e shitjes në merkaton e verës. Drejtori sportiv i klubit holandez nuk kishte çfarë të bente tjetër, vetëm të pranonte situatën dhe ta çonte te skuadra e dyte e klubit, duke shpresuar që situata të ndryshonte në janar, që të rriste vlerën e kartonit të lojtarit në merkato.

Në të kundërt lojtari largohet me parametra zero në fund të sezonit. I dalë nga academia e Barcelonës, Onana ka luajtur 204 ndeshje zyrtare me Ajaksin, që kur firmosi me holandezët në verën e 2015-s. Oversport.tv