Interi blindon të ardhmen, rinovon me dy talentët e vlerësuar nga Inzaghi

Pasi rinovoi kontratat e lojtarëve kryesorë në skuadër, Interi tashmë po mendon të blindojë edhe ata që shihen si e ardhmja e skuadrës. Zikaltrit kanë rinovuar edhe kontratën e dy talenteve, Valentin Carbonit dhe  Francesco Pio Esposito.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi zikaltër me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të nuk jepet për sa vite kanë rinovuar dy talentët e Interit, por tregojnë se kanë firmosur një kontratë shumëvjeçare.

Carboni dhe Esposito shihen si dy nga lojtarët me shumë të ardhme në ambientin zikaltër, të cilët kanë shkëlqyer me akademinë dhe kanë përfunduar në qendër të merkatos, por Interi për momentin nuk ka preferuar t’i largojë.

Carboni madje është aktivizuar gjatë sezonit të fundit edhe me skuadrën e parë, ku ka luajtur 5 ndeshje në Serie A, si dhe bëri debutimin në Champions ndaj Bayernit. /oversport.tv