Interi dëshiron Scalvinin, Atalanta vendos çmimin për 19-vjeçarin

Interi futet në merkato për të përforcuar repartin e qendrës së mbrojtjes. Duke parë se De Vrij, Skriniar dhe D’Ambrosio-s i skadon kontrata me klubin në qershor të vitit 2023.

Sipas italianes “La Gazzeta dello Sport”, një nga opsionet e zikaltërve për mbrojtjen është Giorgio Scalvini i Atalantës. Interi është optimist për blerjen e 19-vjeçarit dhe së fundmi ka kontaktuar me bergamaskët për të siguruar shërbimet e italianit. Mirëpo çmimi i vendosur nga Atalanta për qendërmbrojtësin është 40 milionë euro.

Scalvini është prioriteti i Interit për sezonin e ardhshëm, në rast se një nga qendërmbrojtësat largohet nga ekipi. Për të arritur te 19-vjeçari, zikaltrit mund të përfshijnë një nga të rinjtë e ekipit, Giovanni Fabbian i cili momentalisht aktivizohet te Reggina në Serie B. /oversport.tv

Foto: Atalanta Bergamasca Calcio, Facebook