Interi dhe Juventusi shqetësojnë Lazion, Tare nxiton të rinovojë me mbrojtësin

Claudio Lotito dhe Igli Tare janë vënë në punë për të rinovuar me mbrojtësin e Lazios, Luiz Felipe. Drejtuesit lacialë janë të shqetësuar nga një largim i mundshëm i brazilianit dhe po përpiqen ta blindojnë atë sa më parë.

Kontrata e mbrojtësit përfundon më 30 qershor 2022 dhe mundësia e një largimi me parametër zero është diçka që e tremb ambientin e Lazios. Felipe po kërkohet nga dy klube italiane me Interin që është një kandidat i fortë për të.

Braziliani është një njohje e vjetër e Simone Inzaghit dhe ekziston mundësia që ai të bindet nga ish-trajneri i tij. Ndërkohë, ekipi tjetër është Juventusi, me Allegrin që po kërkon përforcime në repartin difensiv. Kështu, te Lazio po punojnë që kontrata e brazilianit të rinovohet sa më shpejtë, për të shmangur largimin e tij pa asnjë përfitim për arkat e klubit. /oversport.tv