Interi dhe Roma bëjnë detyrën, Lazio përgjigjet pas turpit

Interi është rikther te fitorja pas dy ndeshjes duke mundur me rezultatin e pastër 2-0 modestët e Empolit. Ekipi i Inzaghit luajti një ndeshje të mirë duke e dominuar kryesisht takimin. Festa e parë e golit u rezervua nga Danilo D’Ambrosio. Mbrojtësi Italian shënoi me kokë pas një kombinimi perfekt me Alexis Sanchez.

Goli i dytë erdhi nga Dimarco pas një pasimi të mirë të Lautaro Martinez. Zikaltërit e gjetën edhe njëherë rrugën e rrjetës, por goli i shënuar nga Galiardini u anullua nga sistemi VAR për një prekje të topit me dorë. Kështu, Interi merr pikët maskimale në transfertën e Empolit dhe qëndron në vendin e tretë me 21 pikë.

Fitore kanë arritur edhe dy ekipet e kryeqytetit Roma dhe Lazio. Ekipi i Mourinhos përmbysi gjithçka kundër Cagliarit duke fituar me rezultatin 2-1. Ishte ekipi i Mazzarit ai që kaloi I pari në avantazh me anë të Pavoletti. Megjithatë, Roma nuk e humbi toruan dhe pak minuta më vonë Ibanez barazoi rezultatin pas një harkimi të Pellegrinit nga këndi. Ishte pikërisht ky I fundit që përbysi gjithçka me një supergol nga goditja e dënimit. Kapiteni i Romës gjeti trekëndëshin në goditjen e tij duke e bërë të pamundur reagimin e portierit.

Sakaq për Lazion ka mjaftuar vetëm një gol i Pedros për të dalë me tre pikët nga ndeshja kundër Fiorentinës. Ekipi i Sarrit dha përgjigjen e duhur në fushë pas turpërimit të fundjavës kundër Veronës. Ndeshja nuk pati ritmin e duhur, me Fiorentinën që regjistroi vetëm një goditje në kuadrat. Megjithatë, Lazio e dha përgjigjen që pritej pas tërheqjes së ekipit në qendrën stërvitore. /oversport.tv

SERIE A – JAVA 10

EMPOLI-INTER 0-2
Shënues:
 D’Ambrosio 34’, Dimarco 66’

CAGLIARI-ROMA 1-2
Shënues:
 Pavoletti 52’ / Ibanez 71’, Pellegrini 78’

LAZIO-FIORENTINA 1-0
Shënues:
 Pedro 52’