Në fushë po paraqitet shumë mirë në këtë fund sezoni, por njëkohësisht Ivan Perisic po mendon edhe për kontratën e tij. Tratativa me Interin ka mbetur në vend, por sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, palët duket se janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes së re.
Klubi zikaltër është i gatshëm që të bëjë një sforco ekonomike për të plotësuar kërkesat e kroatit. Perisic kërkon një kontratë 2-vjeçare ku të përfitojë 5 milionë euro neto në sezon, ndërsa Interi ofronte një kontratë 1-vjeçare me 4 milionë euro neto.
Është bërë një hap para, sepse kroati mbetet i pazëvendësueshëm për Inzaghin, pavarësisht ardhjes së Gosens, prandaj tashmë situata duket optimiste dhe rinovimi më pranë. / Oversport.tv