Kërkesa e Sassuolos për të lënë të lirë Davide Frattesin, duket disi e tepërt nga Interi. Tashmë duket se Marotta dhe Ausilio do të heqin përfundimisht dorë nga dëshira për të firmosur me mesfushorin italian.
Largimi i Marcelo Brozovic drejt Arabisë Saudite tek Al-Nassr, ka bërë që zikaltrit të eksplorojnë për emra të tjerë. Sipas “Sportmediaset”, objektivi numër një i Interit tashmë është një lojtar i Udineses.
Bëhet fjalë për mesfushorin Lazar Samardzic, i cili mund të zërë vendin e Brozovic në Milano. Mes të mërkurës dhe të enjtes, është planifikuar tashmë një takim mes dy klubeve për 21-vjeçarin.
Kartoni i mesfushorit serb, vlerësohet 20-25 milionë euro në tregun e transferimeve. Samardzic ka luajtur më parë për klube si Hertha Berlin dhe Leipzig. /oversport.tv
Foto: Udinese Calcio 1896, Facebook