Interi gati të paguajë 100 mijë euro për të kthyer tre lojtarë nga kombëtaret

Kualifikueset e botërorit “Qatar 2022” në Amerikën latine janë kthyer në një problem për të gjitha ekipet. Ndeshjet e planifikuara mund të vonojnë lojtarët e grumbulluar për t’u kthyer në kohë.

Si pasojë, klube të ndryshme po kërkojnë të gjejnë zgjidhje për të kthyer lojtarët e tyre në kohë. Kështu, Interi ka vendosur në dispozicion të tre lojtarëve, Lautaro Martinez, Joaquin Correa dhe Matias Vecino avionë privatë për t’u kthyer sa më parë në Milano.

Mirëpo diçka e tillë nuk mund të kalojë pa kosto për klubin zikaltër. Ata do të duhet të paguajnë një faturë prej 100 mijë eurosh për ta bërë të mundur këtë gjë. Ndeshja në fundjavë kundër Lazios nuk mund të anashkalohet, ndaj drejtuesit zikaltër po mendojnë të realizojnë planin e tyre në mënyrë që të kenë në dispozicion të tre lojtarët për ndeshjen. /oversport.tv