Merkatoja sapo është mbyllur, por Interi ka filluar të lëvizë që tani duke menduar për verën e ardhshme. Një nga emrat më të përfolur për të përforcuar prapavijën zikaltër është ai i Rodrigo Becao të Udinezes, që shihet zi zëvendësuesi ideal i Milan Skriniar, që ka vendosur të largohet nga Milano në fund të sezonit.
Agjencia që menaxhon interesat e mbrojtësit brazilian në orët e fundit ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka takuar drejtues të Interit dhe Atalantës, duke sqaruar situatën.
“Puna nuk ndalet. Edhe pse është mbyllur sesioni i merkatos në Europë, vazhdojmë të punojmë duke parë mundësi për merkaton e ardhshme. Kemi pasur takime me Interin dhe Atalantën, duke punuar për merkaton e verës”, shkruhet në njoftimin e agjencisë. / Oversport.tv