Është mbyllur në barazim 2-2 sfida Sampdoria-Inter në stadiumin “Marassi” e transmetuar live në Oversport.
Megjithëse të dyja skuadrat kërkuan suksesin, tashmë duhet të kenaqen me nga një pikë. Tre mbrojtës kanë gjetur rrugën e golit në këtë takim.
Interi ka nisur më mirë takimin dhe ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 18-të me një supergol të Dimarcos nga goditja e dënimit. Por Sampdoria ka rritur presionin dhe ka barazuar shifrat në minutën e 33-të me anë të Yoshidas. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, zikaltërit kalojnë sërish në avantazh falë golit të Lautaros.
Sapo fillon pjesa e dytë vendasit barazojnë falë një goli shumë të bukur të Augello. Të dyja skuadrat mundohen të fitojnë takimin, por mungojnë rastet e pastëra në portat respektive dhe takimi mbyllet në barazim 2-2.
Sensi dëmtohet në finale dhe lë skuadrën me 10 lojtarë në minutat e fundit, pasi Inzaghi i ka kryer 5 zëvendësimet. Interi humb një mundësi të artë për tu ngjitur në krye të renditjes së Serie A. /Oversport.tv