Interi humbet pjesët, Gosens do të mungojë në transfertën kundër Portos

Simone Inzaghi humbet Gosens në prag të transfertës kundër Portos në Champions League, që do të luhet nesër në mbrëmje dhe vlen një vend në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

“Robin Gosens ka zhvilluar këtë mëngjes kontrolle të specializuara, që kanë evidentuar një shqetësim të lehtë në këmbën e majtë. Në ditët në vazhdim do të kryhet një tjetër kontroll”, shkruhet në njoftimin e klubit zikaltër, ku sqarohet gjendja e lojtarit pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Spezias.

Gjermani do të mungojë në sfidën vendimtare kundër Portos në Champions dhe me shumë mundësi edhe në supersfidën kundër Juventusit në kampionat, që është programuar të luhet të dielën e 19 marsit. / Oversport.tv