Interi jo i vetëm në garë, Tottenham në sulm për Paulo Dybala

Interi i ka bërë ofertë, kontratë për 4 vite me 6 milionë euro plus bonuse, por Paulo Dybala ende nuk ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Në fund të këtij muaji argjentinasit i përfundon kontrata me Juventusin dhe tani më garë për shërbimet e tij është futur seriozisht edhe Tottenham shkruan Christian Martin i ESPN.

Antonio Conte e njeh mirë, Fabio Paratici po ashtu. Misioni i tyre është ta bindin Dybala që Tottenham është ekipi i duhur për të. / oversport.tv