Interi ka zgjedhur Kostic, por klubi gjerman deklaron se nuk e shet në janar

Interi ka zgjedhur Filip Kostic si pasardhësin e Perisicit. Lojtari ka ndryshuar zyrtarisht agjent, duke iu bashkuar skuadrës së Luccit (që ka marrëdhënie shumë të mira me klubin zikaltër), por skuadra aktuale e tij, Eintracht Frankfurt nuk është dakord me këtë lëvizje.

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Markus Krosche ka sqaruar për “Bild” pozicionin e klubit: “Nuk kemi asnjë synim që të shesim lojtarët tanë më të mirë në sesionin e ardhshëm të merkatos.

Kostic ashtu si N’Dicka dhe Kamada, janë elementë të çmuar për ne dhe nuk do të largohen nga skuadra në janar. Në pjesën e dytë të sezonit duhet të rikuperojmë terren që të arrijmë objektivat tanë, prandaj nuk mund ti lejojmë vetes që të humbasim cilësi në organikën e skuadrës”. /Oversport.tv