Interi kafshon në limite Juventusin, Superkupa e Italisë vishet zikaltër

Tradita vazhdon, Superkupa e Italisë është fituar nga skuadra kampione e Italisë. Interi mposhti Juventusin me rezultatin 2-1, falë një goli të shënuar nga Alexis Sanchez në minutën e 120-të.

Për Interin është hera e gjashtë që e fiton Superkupën e Italisë, që për herë të fundit e kishte fituar në vitin 2010. Dueli i sotëm nisi me një gol të Juventusit.

Weston McKennie me kokë nuk fali brenda zonës së rreptësisë dhe e ndëshkoi portierin Handanovic. Interi u hodh në sulm dhe e gjeti baraspeshën shumë shpejt.

Një penallti u kthye në gol nga Lautaro Martinez dhe ekipet shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1 në fuqi. Po me këto shifra u mbyllën 90 minutat e kohës së rregullt.

Në shtesa, në fund ishte sulmuesi Alexis Sanchez, ai cili ndëshkoi Juventusin pas një gabimi të Alex Sandro. Kiliani e dërgoi topin në rrjetë dhe kurseu penalltitë për të përcaktuar fituesin.

SUPERKUPA E ITALISË

Inter-Juventus 2-1
Shënues:
Martinez (pen.) 34′, Sanchez 120’/ Mckennie 25′

/ oversport.tv