Samir Handanovic është drejt fundit të karrierës dhe nuk ofron më garancinë e mëparshme. Interi duhet të gjejë një tjetër portier për të zëvendësuar sllovenin.
Andre Onana i Ajax, i cili është i pezulluar deri në nëntor për shkak të përdorimit të dopingut, është objektiv i kampionëve të Italisë.
Interi ka rivalë për shërbimet e portierit kamerunas. Barcelona, sipas Mundo Deportivo, e ka gjithashtu si objektiv 25-vjeçarin, i cili ka dalë nga “La Masia”. / oversport.tv