Yann Aurel Bisseck nuk do të jetë e vetmja goditje e Interit në këtë afat kalimtar veror. Përforcimi i radhës në prapavijën e zikaltërve pritet të vijë nga Atalanta.
Siç raporton prestigjiozja “Gazzetta dello Sport”, emri i Merih Demiral është kthyer tashmë në listën e Beppe Marottës për merkaton e verës. Atalanta do të dëshironte ta shiste përfundimisht mbrojtësin turk, por synimi i Interit është të mos shkojë më tej se një huazim.
Sezonin që lamë pas në Serie A, Demiral bëri 28 paraqitje me Atalantën dhe arriti të realizojë një gol. Mbrojtësi turk u ble nga bergamaskët para një viti nga Juventusi për shifrën e 21 milionë euro. /oversport.tv