Interi kryeson 2-1 përballë Sampdorias, Lautaro shënon në fund të pjesës së parë

Është mbyllur me rezultatin 1-2 pjesa e parë e takimit mes Sampdorias dhe Interit.

Të parët që kaluan në avantazh kanë qënë zikaltërit me një gol shumë të bukur të Dimarcos nga goditja e dënimit në minutën e 18-të të takimit.

Por vendasit kanë barazuar në minutën e 33-të falë një gjuajtjeje të Yoshida, që devijohet edhe nga Dzeko.

Në minutat e fundit të pjesës së parë Lautaro ka shënuar golin e dytë të Interit, pas një pasimi të bukur të Barrella.