Interi me sytë nga Gjermania, gati një tjetër goditje me parametër zero

Lamtumira e mundshme e D’Ambrosio, Ranocchia dhe Kolarov si dhe e ardhmja e pasigurt e Stefan De Vrij kanë vënë në lëvizje drejtuesit e Interit për të gjetur një mbrotjës të ri për ekipin. Kështu Ausilio dhe Marotta po konsiderojnë afrimin e Matthias Ginter nga skuadra e Borussia Moenchengladbach.

Gjermani nuk ka rinovuar me ekipin e tij ndërkohë që kontrata i skadon në fund të sezonit. Kështu, Interi është hedhur në sulm për të marrë shërbimet e qëndërmbrojtësit me parametra zero.

Megjithatë, tratativa për të sjell mbrojtësin gjerman në Milano nuk pritet të jetë aq e thjeshtë. Pas Ginter janë vënë edhe dy ekipe të tjera. Bayern Munich dhe Tottenham po fillojnë të bëjnë gati terrenin për të bindur lojtarin që të afrohet në ekip. /oversport.tv