Interi mendon për rinovimet, marrëveshja me sulmuesin është shumë pranë

Tek Interi janë duke menduar për fushatën e rinovimeve. Drejtuesit zikaltër kanë nisur bisedimet me lojtarët që do të vazhdojnë aventurën e tyre në Milano dhe një prej tyre është edhe Edin Dzeko.

Sulmuesi boshnjak është duke zhvilluar paraqitje mjaft të mira me Interin duke bërë që mos bjerë shumë në sy mungesa e Romelu Lukakut. Për këtë arsye, Beppe Marotta po mendon t’i ofrojë një kontratë të re sulmuesit 36-vjeçar.

Në tavolinën e agjentëve të Dzeko është një kontratë e re 1-vjeçare me opsion edhe për një tjetër, por në shifra më të ulëta se sa ato që përfiton aktualisht sulmuesi tek Interi. Të dyja palët janë shumë pranë marrëveshjes dhe sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, firma në kontratë mund të vijë shumë shpejtë. /oversport.tv