Roberto Mancini grumbulloi në Kombëtare italo-argjantinasin, Mateo Retegui për të cilin ishte besimplotë. Këtë besim, 23-vjeçari ia shpërbleu teknikut në debutimin e tij kundër Anglisë duke arritur të shënojë.
Emri i sulmuesit është një nga më të lakuarit tashmë në territorin italian, mbi të gjitha dhe në kampin e Interit. Siç raporton “Sky Sports”, zikaltrit po konsiderojnë mundësinë e blerjes së Reteguit në verë në rast largimi të Lukakut dhe Dzeko.
23-vjeçari e bindi trajnerin Mancini me paraqitjet e tij brilante në kampionatin argjentinas ku luan aktualisht. Retegui regjistron me fanellën e Tigre 8 paraqitje dhe 6 gola të shënuar. /oversport.tv
Foto: Nazionale Italiana, Twitter