Interi mposht Sassuolon në miqësore, zikaltrit japin sinjale pozitive në prag të supersfidës ndaj Napolit

Simone Inzaghi ka marrë përgjigjen e duhur nga skuadra në prag të ristartit të Serie A, ku e pret menjëherë supersfida ndaj Napolit. Zikaltrit kanë mposhtur në miqësore Sassuolon me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Edin Dzeko.

Një ndeshje e mirë nga të besuarit e Inzaghit që hodhi në fushë shumicën e lojtarëve titullarë. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë mendon Edin Dzeko për të ndryshuar fatin e takimit.

Sulmuesi boshnjak realizoi në minutën e 63-të duke i çuar shifrat në 1-0. Më pas Inzaghi provojë edhe pjesën tjetër të ekipit dhe në fund sfida përfundoi me fitoren minimale të zikaltërve. Një përgjigje e mirë kjo në prag të supersfidës ndaj Napolit e cila do të zhvillohet më 4 janar dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo së bashku me të gjitha ndeshjet e tjera të Serie A. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook