Tek Interi po studiohet mundësia për të ndryshuar një strategji në merkato. Këtë herë Skriniar është pranë rinovimit me zikaltrit, ndërsa lojtari i sakrifikuar pritet të jetë Denzel Dumfries.
Ky i fundit po kërkohet me ngulm nga Manchester United. Zikaltrit sakaq kërkojnë rreth 40 milionë euro për të lënë të lirë mbrojtësin holandez. Nga ana tjetër, shumë e arkëtuar nga shitja e Dumfries do të plotësohente ngërçin ekonomik të lënë tek Interi nga mungesa e shitjes së Skriniar.
Gjithashtu Beppe Marotta është shumë pranë largimit të një tjetër sulmuesi. Bëhet fjalë për Alexi Sanchez i cili është bindur për një transferim drejt Marseille. Megjithatë, fillimisht duhet të arrihet marrëveshja mes lojtarit dhe Interit për pagesën që Sanchez kërkon për prishjen e kontratës. /oversport.tv