Interi në “pole” për Thuram, zikaltërit kanë lënë pas United dhe Bayern në garën për sulmuesin

Interi është në “pole position” për të bërë të vetin Marcus Thuram verën e ardhshëm dhe sulmuesi pritet të transferohet në Milano si lojtar i lirë në fund të sezonit aktual.

Është gjiganti anglez BBC, ai që shkruan se aktualisht zikaltërit janë më të avantazhuar se Manchester United dhe Bayern Mynih në garën për sulmuesin francez, të cilit i skadon kontrata me Borussia Monchengladbach pas disa muajsh.

Djali i legjendës Lilian Thuram po kalon një formë shumë të mirë sportive dhe në 22 ndeshje që ka zhvilluar këtë sezon me klubin gjerman ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 4 asiste. / Oversport.tv