4 gola kundër Genoas, 3 kundër Veronës, 2 kundër Sampdorias dhe 6 përballë Bolognas, të vetmen ndeshje që Interi nuk ka shënuar ka qënë ajo kundër Real Madridit në Champions, gjithsesi një sfidë ku zikaltërit luajtën mjaft mirë.
15 gola ka shënuar skuadra zikaltër në 4 ndeshjet e para të Serie A, vetëm Interi i Helenio Herreras ka bërë më mirë në sezonin 1960/61. Interi shënon prej 23 javësh radhazi (vetëm një hap larg rekordit personal, të vendosur në vitin 1950).
Skuadra zikaltër shënon lehtësisht, pasi janë 9 takime radhazi në kampionat që shënon të paktën 2 gola për ndeshje, trend që nuk realizohej që nga viti 2007.
Te këto numra ndikon garda e vjetër, por ka lënë një shenjë të rëndësishme edhe Barella, që me lojën e tij është kthyer në një faktor në fazën offensive.
Pa harruar edhe të sapoardhurit: Calhanoglu ka rezultuar vendimtar që në ndeshjet e para, Correa ka dhuruar pikë të çmuara në ato minuta që është aktivizuar, ndërsa Dzeko ka bërë që të mos kujtohet më Lukaku.
Lautaro Martinez ishte një garanci që sezonin e kaluar dhe tashmë është gjithnjë e më shumë vendimtar në zonë.