Interi rikthehet sërish në pistën Milenkovic për të përforcuar repartin e mbrojtjes. Duke qenë se Milan Skriniar mund të largohet në janar ose në verë si një lojtar i lirë.
Siç raporton italiania “Calciomercato”, vëmendja e zikaltërve për mbrojtjen mbetet gjithmonë te Nikola Milenkovic. 25-vjeçari serb, ndiqet nga Interi që në merkaton e verës së kaluar dhe tani mund të jetë momenti i duhur për të bërë një ofertë në drejtim të Fiorentinës.
Shuma finale që raportohet të shkojë në arkat e klubit vjollcë, është deri në 30 milionë euro. 25-vjeçari u transferua në Firence në verën e vitit 2017, i cili u ble nga Partizani i Beogradit për 5.5 milionë euro. /Oversport.tv