Interi përshëndetet me lojtarët që i skadon kontrata, përjashtim bëjnë dy emra

Në fillim Dzeko, më pas Gagliardini, D’Ambrosio e Skriniar. Interi përshënedet në ditën e fundit të qershorit, të gjithë lojtarët që i skadon kontrata me skuadrën zikaltër. Përjashtim megjithatë, bëjnë dy lojtarë.

I pari është kapiteni Samir Handanovic. Për gardianin slloven flitej se ishte sezoni i fundit në Milano, por me Onanën në merkato, drejtuesit zikaltër nuk duan të bëjnë lëvizje të nxituara. Për më tepër, sipas mediave italiane, ata kanë nisur negociatat për të rinovuar me kapitenin edhe për një tjetër sezon.

Emri i dytë i cili nuk është përshëndetur ende, edhe pse aktualisht është një lojtar pa kontratë, është Stefan De Vrij. Për këtë të fundit, fjalë konfirmuese kanë ardhur edhe nga Beppe Marotta i cili është shprehur se po punohet për të gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin.

Kështu, mungesa e një njoftimi zyrtar, konfirmon se te Interi po punojnë me të dy lojtarët për t’i mbajtur në skuadër të paktën edhe për një sezon. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook