Barazimi në kampionat përballë Sampdorias dhe humbja në Champions kundër Realit kanë trazuar jo pak ambientin zikaltër, që kërkon të rikthehet tek rezultat pozitive që nga sfida e sotme kundër Bolognas.
“San Siro” ka qënë një fortesë për Interin, që ka fituar 17 takimet e fundit që ka luajtur në shtëpi në Serie A, prandaj zikaltërit synojnë që të marrin suksesin e radhës në ndeshjen e sotme. Tifozët nuk zhgënjejnë as këtë herë dhe pritet një stadium plot si në ndeshjen kundër Realit të Madridit.
Inzaghi mund të bëjë disa ndryshime në formacion për këtë sfidë. Dumfries duket se ka fituar një fanellë titullari, po ashtu edhe Vidal. Në sulm tekniku mund të lërë pushim Dzekon, duke i besuar golin dyshes argjentinase Correa-Lautaro.
Bologna është një nga surprizat e këtij sezoni të Serie A, pasi ka grumbulluar 7 pikë në 3 javët e para të kampionatit. Skuadra e Sinisa Mihajlovic synon një tjetër surprizë në transfertën e sotme në Milano.
Si të gjitha ndeshjet e Serie A, edhe ky takim do të transmetohet Live në Oversport 1.
Formacionet e mundshme:
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, Ranocchia, A. Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Vidal, Dimarco; L. Martinez, J. Correa.
Bologna (4-3-3): Skorupski; De Silvestri, Medel, Bonifazi, Hickey; Svanberg, Dominguez, Soriano; Orsolini, Arnautovic, Barrow