Interi synon përforcime në çdo repart, zikaltërit piketojnë 2 mbrojtës në Serie A

Interi është një kantier në këto ditë të nxehtë vere. Zikaltërit kanë nevojë urgjente për një portier dhe një sulmues, por organikës së Inzaghit i mungojnë edhe lojtarë të tjerë, mes të cilëve një mbrojtës dhe një anësor i majtë nëse largohet Robin Gosens.

Në të dyja këto fronte ka të reja. Union Berlin ka hequr dorë nga gjermani dhe tashmë vetëm Wolfsburg ka interes për Gosens. Në rast të një largimi të lojtarit, Marotta dhe Ausilio kanë piketuar Carlos Augusto të Monzas si zëvendësuesin e Gosens.

Në mbrojtje janë larguar Skriniar dhe D’Ambrosio dhe është afruar vetëm Bisseck. Inzaghi kërkon një lojtar me eksperiencë që e njeh Serie A dhe në orët e fundit ka dalë në skenë emri i Rafael Toloi, që synon të largohet nga Atalanta. / Oversport.tv