Interi uron Milanin për titullin: Urime, ishte një garë shumë e bukur

Ky sezon i Serie A në Oversport dhe Tibo ka qenë me të vërtetë magjik, pasi ka qenë i luftuar deri në 90 minutat e fundit.

Milani dhe Interi kanë rivalizuar deri në javën e 38-të të kampionatit dhe në fund kanë qenë kuqezinjtë ata që janë shpallur kampionë të Italisë, duke rrëzuar nga froni zikaltrit.

Megjithatë Interi respekton kundërshtarin dhe uron Milanin për këtë titull: “Urime Milan. Këtë vit ka qenë një sfidë shumë e bukur. Shihemi vitin tjetër”, shkruan klubi zikaltër në Twitter. / Oversport.tv