Interi është futur në një krizë rezultatesh dhe përballë Fiorentinës pëson humbjen e tretë radhazi në kampionat. Pas Spezias dhe Juventusit, është skuadra e Italianos ajo që ndëshkon zikaltërit në Serie A.
Ndeshja është e hapur dhe me raste nga të dyja skuadrat. Mkhitaryan dhe Lukaku humbasin mundësi të mira shënimi, por nuk arrijnë që të zhbllokojnë ndeshjen. Gjë që e bën Bonaventura dhe kalon miqtë në avantazh.
Interi mundohet të reagojë me Barellan, por mesfushori është i pafat, sepse gjuajtja e tij ndalet në shtyllë. Pavarësisht përpjekjeve zikaltërit nuk arrijnë që të evitojnë humbjen e radhës në kampionat. Interi mbetet në kuotën e 50 pikëve, ndërsa Fiorentina ngjitet në kuotën e 40 pikëve. / Oversport.tv
Foto: Inter Twitter