Inzaghi: Besoj te titulli, dua të fitoj sa më shumë trofe me Interin

Simone Inzaghi ka folur për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen duke shprehur dëshirat, shpresat dhe ambiciet e tij në një intervistë për SportMediaset.

“Kemi bërë shumë mirë në sezonin e parë: u kualifikuam në 1/8 e finales së Champions pas 10 viteve që tifozët prisnin këtë gjë dhe luajtëm shumë mirë përballë Liverpool. Ishte një sezon i madh që mund të bëhej i jashtëzakonshëm nëse do të fitonim titullin.

Objektivi ynë, i lojtarëve dhe klubit është të fitojmë: është e bukur të luash, por më e rëndësishme të fitosh. Besoj tek përmbysja këtë sezon. Napoli ka bërë diçka të jashtëzakonshme deri tani, duke i zmadhuar gabimet e skuadrave të tjera, duke nisur që nga Interi.

Vitin e kaluar skuadrat ishin më pranë në renditje, tre pikë larg njëra-tjetrës. Por unë besoj tek titulli. Milano më ka pritur shumë mirë mua dhe familjen time, jemi ambientuar dhe dua të vazhdoj kështu, duke kërkuar të fitoj sa më shumë trofe për klubin tim”, ka thënë trajneri i Interit. / Oversport.tv