Inzaghi: City luan për Tripletën? Edhe ne. Nuk e kam vendosur formacionin, por kam luksin të zgjedh

Simone Inzaghi ka folur për mediat në prag të finales së Champions League, që Interi do të luajë kundër Manchester City këtë të shtunë.

“Ishte një udhëtim i gjatë. Tani jemi në finale, ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm që nisi që vitin e kaluar. Dzeko apo Lukaku? Nuk e kam vendosur për sulmin, nuk kam vendosur për mesfushën, as për mbrojtjen. Në këto momente, ashtu si gjatë 2 muajve të fundit, kam mundësinë të zgjedh. Kjo është gjëja më e mirë që mund ti ndodhë një trajneri.

E dimë që kemi përballë skuadrën më të fortë në botë, që ka fituar 5 herë Premier League në 6 vitet e fundit. duhet të jemi të kujdesshëm dhe bëjmë një ndeshje si skuadër, e dimë që do të kemi përballë më të mirët. Në futbollin modern është koha para dhe pas Guardiolës. Ata kanë fituar dy tituj, por edhe ne gjithashtu. E dimë kë kemi përballë, por edhe ne e kemi merituar finalen”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Interit. / Oversport.tv