Inzaghi: Duhet Interi i vërtetë kundër Sheriff, derbin s’e mendojmë

Simone Inzaghi, trajneri i Interit, ka dalë para mediave në prag të duelit që kampionët e Italisë luajnë në Champions League kundër Sheriff Tiraspol. Zikaltrit e kanë të qartë se duhet të fitojnë nesër, por nga ana tjetër duhet treguar edhe kujdes para kundërshtarit që vlerësohet për cilësitë që ka.

“Kemi bërë dy ndeshje shumë të mira që na kanë liruar. Me Empolin dhe Udinesen ishin dy ndeshje të ndërlikuara. Kishim mundësinë të bënim rotacion dhe aktivizuam lojtarët që përgjigjen më mirë. Nesër është një ndeshje vendimtare, do tregojmë se jemi të fortë edhe në Europë.

Ndeshja e parë kundër Sheriff Tiraspol ishte vendimtare dhe kështu do të jetë edhe nesër. Jemi përballur me ta me shumë respekt. Ata kanë potencial dhe e dimë se duhet të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer, të përqendruar. Kanë individualitete interesante. Do na duhet të sulmojnë në momentet e duhura, duke qëndruar në ekuilibër.

Derbi sigurisht që po vjen, por mendimet e mia janë vetëm te Sheriffi dhe ndeshja e nesërme. E dimë se çfarë përfaqëson derbi, por duhet të mendojmë për ndeshjen e nesërme në Champions League.

Interi im jo cinik për këtë mbyllur ndeshjet? Kemi sulmin më të mirë në Serie A, na pëlqen të krijojmë dhe në ndeshjen kundër Udinese kemi bërë shumë gjuajtje në portë. Gjithsesi nuk duhet ta humbasim kurrë ekuilibrin”, u shpreh tekniku i Interit për mediat.

Për Sky Sport, më pas Inzaghi ka thënë: “Sheriffi është i pari, me 6 pikë, së bashku me Real Madrid. Duhet ta përballojmë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë ndeshje, pasi është vendimtare për ne. Fusha dhe stadiumi këtu janë super dhe do të duhet Interi i vërtetë për të sjellë një rezultat pozitiv në Milano”. / oversport.tv