Interi mposhti skuadrën e Bologna me rezultatin 6-1, në një ndeshje të transmetuar si zakonisht në Oversport. Ky triumf e gëzon trajnerin Simone Inzaghi, i cili vlerësoi anësorin e djathtë, Denzel Dumfries, i cili dha dy asiste dhe u zgjodh njeriu i ndeshjes.
Inzaghi për DAZN fillimisht deklaroi: “Ishte një paraqitje e madhe e tij. Po stërvitet mirë dhe sinqerisht është përshtatur më shpejt se sa pritej. Ai ka cilësi, sasi dhe është i etur për të mësuar. Jemi më shumë se të kënaqur me të”.
Inzaghi më tej shpreh keqardhjen për humbjen e pësuar me Realin, që e kishte bërë të kishte frikë edhe ndaj Bologna. “Kisha frikë nga kjo ndeshje, pasi edhe me Real Madrid meritonim më shumë. Për fat të mirë djemtë kishin sjelljen e duhur që në fillim.
Ndonjëherë duhet ta analizoni një ndeshja pa parë rezultatin. I përgëzova djemtë për mënyrën se si luajtën kundër Realit. Më pas u thashë edhe se nuk mund të humbësh kur krijon aq shumë raste për gol.
Ndonjëherë mund të bësh 18 goditje dhe të mos shënosh, siç bëmë ne kundër Realit. Këtë herë e thyem ngërçin menjëherë dhe kjo na e bëri më të lehtë. Interi ka merita, pasi Bologna nuk ishte mposhtur deri më tani në Serie A”.
SULMI – “Correa është duke bërë kontrollet mjekësore. Sensi nuk është i gatshëm dhe kisha ndërmend ta lija pushim Dzekon. Kur humbëm Correa nuk mund ta përdorja Sanchez për 70 minuta, pasi ai ka vetëm një javë që është bashkuar me skuadrën. Lamë pushim Calhanoglu dhe Perisic.
E dija që Lautaro Martinez ishte shumë i mirë, por kur nisa të punoj me të e kuptova pse ai ka bërë kaq mirë me Interin dhe Argjentinën. Është për të ardhur keq që nuk shënoi më shumë, pasi goditi traversën sot. Gjithsesi do të më duhet ta lë pak pushim, pas gjithë këtyre ndeshjeve”, përfundoi Inzaghi. / oversport.tv