Inzaghi: ‘’Dzeko kërkesë e imja pavarsisht Lukakut”. Shpjegon largimin e belgut.

Debutim zyrtar në stolin e Interit për Simone Inzaghi kundrejt Genovës në javën e parë të kampionatit italian. Trajneri ka folur për sfidën në konferencë: “Nuk do të jetë e lehtë, por duam ta nisim mbarë. Sezoni do të jetë i vështirë, por jemi ambiciozë dhe motivacioni do të bëjë diferencën”. Për Lukakun: “Djalë i shkëlqyer, provuam ta bindim të qëndronte, por kishte vendosur të ikte. Tani është Dzeko: E dëshiroja edhe nëse qëndronte Lukaku. Do të vijë dhe një sulmues tjetër”.


Çfarë ju heq largimi i Lukakut?
-Ishte një largim i papritur, nuk ishte e menduar dhe ishte normale që unë, Marotta dhe Ausilio provuam ta bindnim të qëndronte. Lojtari u tregua i sinqertë, e pata nën urdhra për 1 javë dhe kuptova pse ishte një lojtar kaq i dashur për ambjentin zikaltër dhe kaq i paguar nga Chelsea. Është një lojtar i jashtëzakonshëm, por edhe një djalë i shkëlqyer. Erdhi tek unë dhe më tha që Chelsea ishte ëndrrra e tij dhe që kishte bërë zgjedhjen e tij. Provuam ta bindnim për 1 ditë e gjysmë , por pastaj provuam ta organizonim në një mënyrë ndryshe. Tani afruam Dzekon dhe po përpiqemi t’i bëjmë ballë këtij largimi të papritur.

Skuadrës i duhet një lojtar me karakteristikat e Lukakut apo një sulmues më teknik?
-Për këtë çështje ka një diskutim të përditshëm me Marottën dhe Ausilion që janë shumë të zotë. Tani shqetësimi im i vetëm është ndeshja me Genovën sepse duam të bëjmë sa më mirë para tifozve tanë.

Shumë cilësojnë Juventusin si favorite. Çfarë ka Interi që të quhet akoma si favoritja?
-Unë prisja që nga jashtë të konsideroheshin skuadra të tjera të avantazhuara pas atyre çfarë na ndodhën këtë verë. Për ato çfarë kam parë në stërvitje dhe në miqësore jam shumë i qetë, lojtarët kanë qënë perfektë.

Sa do të jetë e rëndësishme bërja e sa më shumë pikëve këto javë të para?
-Do të jetë e rëndësishme ta nisim sa më mirë. Kemi një kalendar jo shumë të vështirë, por që nesër ndeshja nuk do të jetë aspak e lehtë. Genova ka një trajner shumë të zotin, dhe lojtarë që luajnë së bashku prej shumë kohësh. Nuk do të jetë e lehtë , por duam të nisim sezonin sa më mirë.

Mendon që Interi është favorite?
-Të bësh parashikime është e parakohshme. Janë 7 skuadra që janë shumë të forta. Unë mund të them që Interi do të jetë shumë ambicioz. Lojtarët po stërviten shumë mirë, do të bëjmë më të mirën tonë për të mbrojtur titullin.

Si ndryshon ideja jote për Interin me Dzekon në fushë?
-Është një sulmues që jam ndeshur shumë herë në fushë dhe mendoj se është një ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim. Ishte një kërkesë e imja, pavarsisht Lukakut. Bën repartin vetëm dhe për ne do të jetë shumë i rëndësishëm. Nesër do të mungojnë Lautaro dhe Sanchez, plus do të arrijë një sulmues tjetër për të plotësuar repartin. Pastaj kemi dhe zgjedhje të tjera, jemi besimplotë për nesër e në vazhdim.

Sa të stimulon fakti që duhet të zëvëndësosh Conten?
-Di që është një sfidë shumë e rëndësishme, tifozët duhet t’i qëndrojnë pranë skuadrës. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe motivacionet do bëjnë diferencën.

Kush do të jenë objektivat për këtë sezon?
-Unë mendoj që objektivat e Interit për këtë sezon janë ambiciozë, ajo që nuk më pëlqen të bëj është të jem euforik, por ajo që do të bëjë diferencën janë motivacionet që do të kenë lojtarët. Në këto ditë më kanë treguar që kanë motivim, pra jam besimplotë.

Çfarë pret nga skuadra?
-Mendoj që nesër do të jetë një ndeshje jo e lehtë, kundër një skuadre me një trajner shumë të përgatitur që nxjerr gjithmonë më të mirën nga skuadrat e tij. Unë do te doja të shihja në fushë ato çfarë kemi bërë në këto 45 ditë, nga minuta e parë deri në të 95-ën.

Cilat janë emocionet e debutimit?
-Si për mua dhe për lojtarët do të jetë një emocion i madh. Do të jetë një emocion dhe të ndiejmë tifozët, kemi 1 vit e gjysmë pa ata dhe kjo do të jetë një gjë shumë e bukur për të gjithë ne.