Drejtuesit e Interit po punojnë që të gjejnë sulmuesin që kërkon Simone Inzaghi pas dëmtimit të Correas.
Emri më i lakuar është ai i 33-vjeçarit Felipe Caicedo, të cilin tekniku zikaltër e ka stërvitur edhe më parë tek Lazio.
Sulmuesi është transferuar këtë verë te Genoa, por nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e skuadrës kuqeblu. Drejtuesit zikaltër synojnë që ta afrojnë në formë huazimi, që të përforcojnë repartin e avancuar.
Genoa sapo ka arritur marrëveshjen me Roberto Piccolin dhe ardhja e sulmuesit të ri, mund ti hapë rrugë largimit të Caicedos.
Gjatë orëve të fundit ka dalë në skenë edhe një tjetër hipotezë: Eddie Salcedo, aktualisht në huazim tek Spezia, që këtë sezon ka luajtur 9 ndeshje dhe ka shënuar edhe një gol. /Oversport.tv