Inzaghi i jep tre ditë pushim lojtarëve, Onana i shfrytëzon duke bërë një gjest të madh

Pas fitores të së shtunës së kaluar ndaj Atalantës, Inzaghi u dha 3 ditë pushim lojtarëve të Interit, të cilët do të rifillojnë sot stërvitjet në funksion të javës së fundit të Serie A si dhe për finalen e madhe të Champions League. Në këto tre ditë, Andre Onana ka zgjedhur të fluturojë në Kamerun, në vendlindjen e tij për qëllime bamirësie.

Siç raporton “Cam Foot”, Onana fluturoi për në Kamerun ku do të nisë fushatën e tij të dytë me fondacionin që drejton për të zhvilluar disa ndërhyrje kirurgjikale për fëmijët me probleme.

Fushata do të zhvillohet nga 17 deri më 28 qershor 2023 në Qendrën e Mjekësisë Sportive Nkomkana në Yaoundé. Një iniciativë kjo që tregon përkushtimin e Onanës ndaj vendit të tij dhe dëshirën e tij për të dhënë një kontribut duke shfrytëzuar famën që ka.