Inzaghi: Interi kurrë s’e uli kokën, u paraqitëm si një ekip i madh në Firenze

Tre pikë shumë të rëndësishme për Interin, që fitoi me përmbysje në Firenze kundër Fiorentinës. Pas ndeshjes foli trajneri Simone Inzaghi, i cili fillimisht për DAZN deklaroi: “Erdha të drejtoj një ekip që sapo kishte fituar titullin dhe disa herë e kishte mbyllur në vendin e dytë. Kjo tregon se ne kemi eksperiencë. Vuajtëm në pjesën e parë dhe Fiorentina ka merita për këtë.

Pastaj luftuam dhe shënuam tre gola, madje mund të shënonim edhe më shumë. Nuk ishte e lehtë, kështu që kjo ishte një paraqitje e një ekipi të madh. Mbi të gjitha jam i kënaqur për reagimin që pati skuadra”.

Inzaghi e pranon se po mendonte t’i zëvendësonte dy autorët e golave të përmbysjes: “Dzeko pa asnjë dyshim do të zëvendësohej, kurse për Darmian po bëja ende një vlerësim. Jam me fat që kam një skuadër kompetitive, me Alexis Sanchez që është stërvitur vetëm 10 ditë tani. Perisic nuk ishte shënuar prej muajsh. E kalova përpara dhe realizoi gol. Ndonjëherë trajneri duhet të ndjekë edhe instinktet e tij”.

Trajneri i Interit foli edhe për gabimet që skuadra e tij bëri në 45 minutat e para: “Bëmë shumë gabime teknike, duke e  dorëzuar topin. E dinim që Fiorentina do të ishte e egër që në fillim. U thashë djemve që duhet të gjejmë formën dhe të rezistonim, pasi e dinim që ata nuk do ta mbanin atë ritëm për 90 minuta”.

Interi në 5 javë kampionat ka fituar katër ndeshje dhe barazuar një kundër Sampdoria. I pyetur për këtë ecuri, Inzaghi shprehet: “Pas asaj që ndodhi gjatë verës, ne duhet të vazhdojmë përpara. Jam me fat që jam në këtë klub, pasi ne humbëm tre lojtarë të mëdhenj, ku u në përfshij edhe Christian Eriksen (vecc Lukaku e Hakiki), por kurrë nuk e ulëm kokën.

Edhe kur nuk u fol shumë për Interin gjatë verës, ne mbetëm të bindur se puna jonë ishte në rrugën e duhur. le të vazhdojmë t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Është vetëm fillimi i kampionatit”. Interi kryeson kampionatin me 13 pikë, ndërkohë që pret rezultatet e ndeshjeve të tjera që luhen të mërkurën dhe të enjten. / oversport.tv