Inzaghi: Interi meritonte më shumë se Atalanta, “mëkat” që nuk shënoi Dimarco

Simone Inzaghi mendon se Interit meritonte më shumë kundër Atalantës. Ndeshja përfundoi 2-2 dhe kampionët e Italisë nuk shënuan dot me penallti golin e fitores. Pas ndeshjes, trajneri Inzaghi për DAZN deklaroi:

“Njerëzit pa asnjë diskutim që janë argëtuar, por ne kemi përjetuar një shije të hidhur nga ky barazim. Kjo sepse mendojmë se mund të merrnim më shumë. Ne u duk se u çamë pak pas penalltisë së humbur, por pamë një Inter të shkëlqyeshëm në pjesën më të madhe të pjesës së parë dhe në të dytën, ndaj një ekipi shumë të fortë si Atalanta.

Është kënaqësi për një trajner të shohë lojtarët që futen nga stoli të kenë një sjellje të tillë dhe të bëjnë diferencën. Pjesa e dytë ishte e një niveli shumë të mirë. Bëmë mirë në 25 minutat e para, më pas Atalanta ishte më e fortë në pjesën e mbetur të pjesës së parë.

Pengu është më shumë prej pjesës së dytë, pasi Juan Musso bëri disa pritje të mrekullueshme dhe ne kishim edhe penalltinë. Kështu që mendoj se meritonim diçka më shumë”, tha fillimisht Inzaghi, i cili ndër të tjera theksoi se Nicolo Barella nuk e befason aspak me paraqitjet e tij.

Në lidhje me penalltinë, Inzaghi u shpreh: “Vendimi ishte i imi. Në mëngjes Calhanoglu dhe Lautaro provuan penallti, por ata ishin zëvendësuar. Kishim Dimarco dhe Perisic dhe Dimrco dukej më në formë. Është për të ardhur keq, pasi ai ka bërë ndeshej shumë të mira këtë sezon dhe e meritonte një gol fitoreje par tifozëve të Interit. Jam krenar, sepse pamë në fushë dy skuadra që bënë gjithçka të fitonin”. / oversport.tv