Inzaghi: Interit i duhet ndeshja perfekte ndaj Realit, Ancelotti trajner i madh

Champions League për Interin nis me një ndeshje të vështirë kundër Real Madrid, në Milano. Në prag të duelit që luhet nesër prej orës 21:00, trajneri Simone Inzaghi ka dalë para mediave dhe ka folur për këtë ndeshje dhe tema të tjera.

“Kemi mundësinë të shkruajmë një faqe të bukur për të tashmen tonë. Nuk është një grup i lehtë, por dëshira dhe objektivi ynë është ta kalojmë fazën e grupeve. Në këto lloj ndeshjesh përvoja ka shumë rëndësi. Që nga dita e hedhjes së shortit ne e dimë se përveç Real Madrid, janë edhe dy skuadra të tjera Shakhtar Donetsk dhe Sheriff Tiraspol) që do të bëjnë gjithçka për të na vënë në vështirësi”.

“Po përgatitemi në mënyrën më të mirë për ndeshjen kundër Real Madrid. Ata janë një klub me histori të madhe, kanë një trajner të madh dhe lojtarë të mirë. Gjithsesi ne duam të përballemi me ta në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Mes Europa League dhe Champions League mendoj se kam rreth 50 ndeshje në stol. Ancelotti ka më shumë përvojë se unë, natyrisht. Ai është një trajner që i organizon mirë skuadrat e tij, ndaj duhet të bëjmë ndeshjen perfekte. Do japim gjithçka, me shpresën që do të jemi në ditën tonë më të mirë. Do jetë diçka e bukur të debutojmë para tifozëve tanë”.

“Bastoni? Djali do të  jetë  me ekipin dhe d o të bëj një vlerësim në seancës së  sotme. Do të shohim çfarë përgjigjesh do të në japë në fushë dhe më pas do të vendosim nëse do të luajë apo jo. Nesër ndeshje vendimtare? Do kërkojmë të marrim pikë nesër, që ta kalojmë grupin”. / oversport.tv