Inzaghi: Jam i kënaqur nga merkato, episodet do të vendosin derbin e Milanos

Simone Inzaghi është gati për derbin e parë sezonal. Në një “San Siro” të mbushur plot trajneri i Interit do të sfidojë kushërinjtë kuqezi pa Lukakun e dëmtuar dhe me ndonjë dilemë për formacionin.

“Duhet të vlerësoj gjendjen e Bastonit dhe më pas të zgjedh se kush do të luajë me Lautaron në sulm dhe kush do të luajë nga krahët. Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar, që do të vendoset nga episodet. Duhet të tregohemi të zotë, që këto episode të jenë në krahun tonë.

Merkato? Klubi ka punuar shumë mirë. Ishte një sesion pozitiv në aspektin ekonomik dhe skuadra është shumë konkurruese.

Duelet individuale do të jenë shumë të rëndësishme. E dimë të gjithë se çfarë përfaqëson derbi për klubin dhe tifozët, skuadra vjen në formë, ka rikuperuar mendërisht dhe fizikisht. Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Interit. / Oversport.tv