Inzaghi: Jemi në një moment të mrekullueshëm, do të bëjmë lojë të shkëlqyer

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka dalë përpara kamerave për të dhënë konferencën për shtyp në prag të derbit të Milanos. Ai foli për rëndësinë e kësaj sfide, dëshirën që ekipi ka për të fituar, si dhe situatën e krijuar për të zhvilluar një derbi të madh për të gjithë.

NDESHJA- “Do të jetë një ndeshje intensive, e dimë rëndësinë që ka për tifozët dhe klubin, duam t’i mbyllim këto shtatë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme”.

STRATEGJIA- “Janë ndeshje të veçanta në një kampionat, dy ndeshje që përgatiten ndryshe. Ky është derbi im i parë në Milano dhe ka shumë dëshirë dhe entuziazëm. Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas një ndeshjeje të Champiosn League, por unë kam parë fytyrat dhe bindjen e duhur nga lojtarët.

Ne po bëjmë gjëra të shkëlqyera. Duhet të urojmë Milanin dhe Napolin, por fitorja e nesërme do të na rriste besimin edhe pse do të duhet të vuajmë të gjithë gjatë ndeshjes”.

CALHANOGLU- “Kanë mbetur edhe disa seanca stërvitore, kam marr përgjigje të shkëlqyera nga mesfusha. Calha luajti një ndeshje të shkëlqyer kundër Udineses, Vidal ishte themelor në Champions League, me Empolin, Gagliardini bëri mirë, Vecino më vë gjithmonë në vështirësi. Sensi po kthehet dhe meriton më shumë hapësirë. Unë kam një ekip të madh, ka konkurrencë të madhe dhe kjo është në rregull për mua”.

MBROJTJA E MILANIT- “Ata lënë shumë pak hapësira, kanë një trajner të shkëlqyer që e njoh mirë dhe do të duhet t’i kushtojmë vëmendje maksimale. E dimë se jemi në një moment të mrekullueshëm dhe mund të bëjmë një lojë të shkëlqyer”.

RINOVIMET- “Është bukur, kam fatin të punoj me drejtues që janë gjithmonë aty dhe të bëjnë të ndjesh mbështetje të plotë. Në verë duheshin bërë shitje të rëndësishme, por bëmë edhe blerje të rëndësishme. Ka një projekt dhe Interi po ecën përpara, me ambicie. Kemi lojtarë të tjerë që do të diskutojnë situatën e tyre, por unë jam i qetë dhe i përqendruar në fushë”. /oversport.tv