Inzaghi: Ky është Interi që më pëlqen, Brozovic është unik

Pas fitores së arritur në fushën e Venezias, trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka dhënë interivistën ku ka komentuar takimin. Ai foli edhe për lojtarë specifik si Brozovic, si dhe tha se ky është Interi që ai pëlqen të shikojë.

“Ishte ndeshja e tretë në gjashtë ditë, një gjë e pazakontë, por ne patëm një ndeshje personaliteti, duke luajtur shumë mirë sepse donim ta fitonim. E meta e vetme, ndaj një skuadre që po shkon shumë mirë, është të mos e mbyllësh më herët. Është një fitore e merituar që mbyll një javë të shkëlqyer”.

BROZOVIC- “Ai është një lojtar unik në rolin e tij, na jep ekuilibër dhe na lejon të luajmë. Më duhet ta lë të marrë frymë herët a vonë, por ai është mirë dhe është rikuperuar si të gjithë shokët e tij të skuadrës. Çunat luajtën me personalitet të madh pa hequr dorë nga driblim. Kemi luajtur si Interi që më pëlqen”.

PRESION PER KREUN- “Para së gjithash është një sinjal për veten tonë. Duhej të jepnim vazhdimësi, përndryshe dy ndeshjet e fundit të mëdha nuk do të kishin ndihmuar. Tani kemi një ndeshje të rëndësishme të mërkurën në të cilën do të rikuperojmë energjitë tona”. /oversport.tv